Kjo është shuma që Barça do ta paguajë për Gomesin

Futboll

Kjo është shuma që Barça do ta paguajë për Gomesin

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 17:30
Andre Gomes

Mesfushori portugez, Andre Gomes, është transferimi më i fundit i Barcelonës.

Barcelona do t’ia paguajë 35 milionë euro Valencias për Andre Gomesin.

Por, në marrëveshjen mes “Lakuriqëve” dhe kampionit të La Ligas për mesfushorin, përfshihen edhe 20 milionë euro bonuse, varësisht nga të arriturat sportive.

Prej kësaj shume, 5 deri në 10 milionë do t’i shkojnë Benficas, skuadrër prej nga portugezi u transferua në Valencia në vitin 2014.

Gomes do të nënshkruajë dhe do të prezantohet te Barça javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat