Juventus ka tashmë në dorë Higuain. Ditën e djeshme sulmuesi i është nënshtruar vizitave mjekësore në Madrid, në një kohë kur palët kanë arritur të gjejnë akordin: kontratë 4 vjeçare ndërsa sulmuesi do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon. Jo vetëm kaq, Juventus ka vendosur të paguaj edhe klauzolën e largimit, 94,7 milionë euro që Napoli kërkonte.
Dëshira e lojtarit për të veshur fanellën bardhezi ka qenë e madhe, për këtë fakt është vënë në dijeni edhe presidenti De Laurentiis. Ditën e djeshme Beppe Marotta dhe Fabio Paratici nuk ishin të pranishëm gjatë hedhjes së kalanderit të Serie A, arsye është bërë zbardhur vetëm mëngjesin e sotëm, dyshja Juventine ishin në Madrid për të mbyllur detajet e kontratës me Higuain.
Fakti që Juve ka pranuar të paguaj klauzolën të dërgon në një tjetër përfundim, Pogba shumë shpjet do të transferohet tek Man.United.