Hyka e Kryeziu me Luzern-in startuan me fitore

Futboll

Hyka e Kryeziu me Luzern-in startuan me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2016 Në ora: 13:30
Jahmir Hyka

Futbollistët shqiptar, Jahmir Hyka dhe Hekuran Kryeziu, me Luzern-in, në mënyrën më të mirë e nisën edicionin e ri në Kampionatin e Zvicrës.  Luzern-i triumfoi si mysafir me rezultat 2:1 kundër Luganos.  Në një ndeshje mjaft interesante mysafirët importuan pikët e plota falë golave të Neumayr (31’) e Schneuwly (84’-nga penalltia). Vendasit ngushtuan humbjen me golin e Ceesay pas asistimit të shqiptarit Ezgjan Alioskit në minutën e 85-të. Alioski luajti standard, sikurse edhe Hyka, ndërsa Kryeziu u aktivizua në minutën e 81-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat