Barcelona me rekord të ardhurash

Futboll

Barcelona me rekord të ardhurash

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:54
Stadiumi

Klubi katalanas ka njoftuar se për sezonin 2015/16 ka arritur përfitimet më të mëdha në histori të klubit.

Në një njoftim zyrtar nga Barcelona bëhet e ditur, se për sezonin e kaluar, klubi ka arkëtuar në total 679 milionë euro përfitime, që është një shifër rekorde për katalanasit.

Tejet të kënaqur me mënyrën e menaxhimit të klubit janë ndarë edhe bordi të cilët synojnë që këto përfitime t’i risin edhe më shumë, duke i vënë cak vetes që deri në vitin 2021, Barcelona të mbërrijë të ardhurat vjetore prej një miliardë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat