Vieri i rikthehet futbollit

Futboll

Vieri i rikthehet futbollit

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 19:36
Cristian Vieri

Cristian Vieri ka njoftuar se do të luajë në Kinë.

Në moshën 43-vjeçar Bobo Vieri ka vendosur që t’i kthehet sërish futbollit.

Ish-sulmuesi i Interit, ka njoftuar se ka humbur disa kilogramë dhe se është i gatshëm për të luajtur sërish.

“Mirëmëngjesi të gjithëve”, ka shkruar Vieri në profilin e tij në ‘Instagram’.

“Dua që t’iu njoftoj të gjithëve se Bobo është rikthyer dhe kam vendosur që të luaj në Kinë”.

“Pesë muaj më parë kam peshuar 101 kilogramë, ndërsa tani kam rënë në 91. Më duhet që të humbas edhe disa kilogramë dhe të arrij peshën normale”, ka njoftuar ish-sulmuesi i kombëtares së Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat