Restoranti në Napoli ofron pica nga 1 euro për çdo lëndim të Higuain

Futboll

Restoranti në Napoli ofron pica nga 1 euro për çdo lëndim të Higuain

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 14:49
Gonzalo Higuain

Urrejtja e madhe që kanë tifozët e Napolit ndaj Gonzalo Higuain, sa shkon e po rritet.

Në tri vitet e fundit, Higuain cilësohej si një legjendë në Napoli, por transferimi i tij te rivali Juventus për 94 milionë euro ka bërë që ai tani të konsiderohet si tradhtar në qytetin jugor të Italisë.

Inati ndaj argjentinasit ka nisur të shkojë aq larg, saqë restoranti ‘Show Pizza’, u ka ofruar konsumatorëve pica Margarita me çmim prej 1 euro, për lëndimin e parë që Higuain e pëson me fanellën e Juventusit.

Higuain ka realizuar 71 gola në 104 paraqitje me Napolin në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat