Behrami emocionohet dhe loton: S'mund ti thotë "lamtumirë" kombëtares zvicerane

Futboll

Behrami emocionohet dhe loton: S'mund ti thotë "lamtumirë" kombëtares zvicerane

Nga Më 2 gusht 2016 Në ora: 18:35
Valon Behrami

Lajme të mira për Zvicrën, pasi Valon Behrami akoma është në listën e lojtarëve që mund të luajë në kualifikimet për KB 2018. Një lajm tjetër i gëzueshëm është se Behrami është bërë baba për herë të dytë shkruan blick.ch.

Duheshte të bëhet baba në 10 korrik, finalen e KE 2016 sipas terminit megjithatë e dashura e Behramit, Elena Bonzanni, e lindi vajzën një javë më vonë në spitalin Clinica Sant’Anna  në Lugano. Emri i vajzës është Isabelle (3300 gr/48 cm), tërësisht e shëndetshme dhe sëbashku me vajzën tjetër, Sofia (7) do e bëjnë krenar babain.

Lajm i mirë për helvetët dhe intervista emocionale

“Kam ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare,” thotë lojtari që në bagazhin e vetë ka 70 ndeshje me Zvicrën dhe pas humbjes së kobshme kundër Polonisë mendonte pensionimin. “Kam kërkuar që në çdo moment të bëj krenar Zvicrën, në çdo sekondë që kam luajtur në fushë.”

Pas kësaj, Behrami emocionohet dhe i fillojnë lotët, përcjell botasot.info. Pas pak fillon përsëri.

“Çfarë më pëlqen më shumë është se njerëzit e kanë kuptuar kush jam unë. Dhe se ata kanë ndryshuar mendimin për mua.”

Në lidhje me aktivizimin e mundëshm për kualifikimet e KB 2018, ai shtoi se do konsultohet njëherë me familjen, megjithatë presidenti i Federatës së Futbollit Zviceran, Peter Gilliéron, shpreson që Behrami të mos i thotë “lamtumirë”.

“Behrami është lojtar kyç për Zvicrën. Ai jep gjithçka në fushë për kombëtaren,” tha shefi i FFZ. Megjithatë blick.ch beson se Behrami do jetë pjesë e kombëtares edhe më tej. Një shpresë reale që shqiptarët të jenë pjesë në Rusi 2018./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat