Bota e futbollit slloven është duke vuajtur humbjen e dy futbollistëve të klubit NK Maribor, të cilët humbën jetën në një aksident komunikacioni. Damjan Marjanoviç (20 vjeç) dhe Zoran Baljak (21 vjeç) ishin pjesë e përgatitjeve të klubit për raundin e tretë kualifikues të Europa League, për ndeshjen kthyese ndaj Aberdeen që ishte caktuar të zhvillohej të enjten.