Shitet Milani

Futboll

Shitet Milani

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 16:46
Logo e AC Milanit

Silvio Berlusconi shet Milanin pas 30 vitesh si president i klubit. Tashmë është arritur marrëveshja mes Fininvest që zotëron 99.93% të aksioneve dhe një konsorciumi investitorësh kinezë, që këta të fundit të paguajnë 740 milionë euro për të blerë të gjitha aksionet e familjes Berlusconi. Fillimisht është nënshkruar një kontratë paraprake, ndërsa brenda vitit do të mbyllet gjithçka. Një marrëveshje kjo e papritur, sepse aksionet e Berlusconit nuk i bleu konsorciumi kinez që përfaqësohej nga menaxherët Gancikoff e Galatioto, as grupi Fosun, pas të cilit fshihej menaxheri Jorge Mendez, i cili hyri në kontakte me Cavalierin kohët e fundit, por një grup tjetër lindor që përfaqësohet nga Yonghong Li, i cili ka vepruar në fshehtësi të plotë. Ende nuk janë zbuluar emrat e investitorëve të tjerë. E rëndësishme është një Silvio Berlusconi ka përfshirë në kontratë disa klauzola që sigurojnë investime të nevosjhme për ta rikthyer Milanin në nivelet më të larta në Europë. Gjatë tre viteve të ardhshme pronarët e rinj do të jenë të detyruar të shpenzojmë 350 milionë euro, 100 milionë në momentin e përmbylljes zyrtarisht të marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat