Hyka shkëlqen në Zvicër, por humbin nga Baseli

Futboll

Hyka shkëlqen në Zvicër, por humbin nga Baseli

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2016 Në ora: 15:59
Jahmir Hyka

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka, shkëlqeu me lojën të bukur, por golat e tij nuk mjaftuan që Luzerni të ndalë një pikë në ballafaqim me kampionin në fuqi, Baseli. Luzerni pësoi me rezultat 3:2 nga Baseli, në ndeshjen e javës së tretë. Hyka shënoi dy gola ose ishte i treti në edicionin e sivjetshëm.  Hyka shënoi në minutën e 18-të e 30-të, ndërsa për mysafirët: Suchy  (4’), Janko (70’ e 79’). Hekuran Kryeziu e Hyka luajtën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 80-të, kurse Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë në atë të 83-tën.  Taulant Xhaka u paraqit titullar për Baselin, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 21-të. Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Baselin, duke kryesuar renditjen me 9 pikë, kurse Luzerni bie në vend të tretë me 6 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat