St. Gallen befason Grasshoppers-in e shqiptarëve

Futboll

St. Gallen befason Grasshoppers-in e shqiptarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2016 Në ora: 18:34
St. Gallen i gëzohet fitores

Skuadra e St. Gallen-it i gëzohet fitores së pare në kampionat, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Grasshoppers-in. Alban Pnishi luajti standard për Grasshoppers-in, ndërsa Mërgim Brahimi u aktivizua nga minuta e 46-të e Florian Kamberi nga ajo e 70-të, por të pafat ndaj St. Gallen-it që befasoi për të mirë. St. Gallen-i pas dy humbjeve shënon fitoren  e parë duke iu falënderuar futbollistëve Buess (45’) e Tafer (49’) dhe për Grasshoppers-in realizoi Caio (87’).  Brahimi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 51-të. St. Gallen ngjitet në vend të shtatë me 3 pikë, sa ka edhe Grasshoppers në pozitën e 9-të.  Young Boys nga Bernë shënoi fitoren e dytë, kësaj here bindshëm me rezultat 4:1 ndaj Thun-it.  Mbrojtësi shqiptar, Floren Hadërgjonaj ka treguar paraqitje shumë të mirë për ekipin e Young Boys-it dhe iu gëzuan trepikëshit të madh. Hadërgjonaj luajti standard  dhe kreu me sukses detyrat e tija, ndërsa Young Boys është në vend të dytë me 6 pikë, tri më pak se lideri Baseli. Lausanne si mysafir befasoi Sionin duke e mposhtur me rezultat 3:1. Shqiptari Benjamin Kololli u aktivizua nga minuta e parë për Lausannen, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të. Ai tetë minuta pa përfunduar takimi u zëvendësua, por bëri paraqitje shumë të mirë. Ezgjan Alioski me Luganon dëshpëruan në konak, pasi që pësuan me rezultat 2:0 nga Vaduzi. Alioski luajti standard, por nuk e kishin ditën e tyre.

Kampionati i Zvicrës

Young Boys-Thun         4:1

Sion-Lausanne    1:3

Lugano-Vaduz     0:2

Luzern-Basel        2:3

St. Gallen-Grasshoppers        2:1

Tabela

1. Basel      3       3       0       0       9

2. Young Boys     3       2       0       1       6

3. Luzern    3       2       0       1       6

4. Lausanne         3       1       1       1       4

5. Vaduz     3       1       1       1       4

6. Sion        3       1       0       2       3

7. St. Gallen        3       1       0       2       3

8. Lugano   3       1       0       2       3

9. Grasshoppers  3       1       0       2       3

10. Thun    3       0       2       1       2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat