Lëndohet Ter Stegen

Futboll

Lëndohet Ter Stegen

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 17:59
Ter Stegen

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, do të mungojë në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Sevillës. Ai  lëndoi një nga ligamentet e gjurit të majtë gjatë seancës stërvitore dhe stafi mjekësor i klubit katalunas njoftoi se ter Stegen nuk do të mund të jetë gati për sfidën e së dielës mbrëma në “Ramon Sanchez Pizjuan”. “Marc-Andre ter Stegen ka ndrydhur një ligament në gjurin e majtë gjatë stërvitjes pas fitores 3:2 me Sampdorinë. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje për të luajtur në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës në Sevilla. Rikthimi në fushë i portierit gjerman do të varet nga sa shpejt do të mund të rikuperohet ai”, – njoftoi në faqen e saj FC Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat