Witsel refuzon Juventusin: Dua të qëndroj te Zeniti

Futboll

Witsel refuzon Juventusin: Dua të qëndroj te Zeniti

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 18:35
Axel Witsel

Axel Witsel ka njoftuar që dëshiron të qëndrojë edhe këtë sezon te Zeniti.

Mesfushori kërkon që ta respektojë deri në fund kontratën me Zenitin, e cila mbyllet në fund të sezonit të ardhshëm.

Përkundër ofertave të shumta, përfshirë këtu edhe nga ekipet italiane si, Juventusi, Interi dhe Milani, ai thotë se është i fokusuar të luajë vetëm për skuadrën ruse.

“Është folur shumë rreth së ardhmes sime. Por, më e mira për mua do të jetë nëse qëndrojë këtu deri në fund të sezonit, e më pas do të marr një vendim”.

“Njëherë jam i fokusuar 100% vetëm për Zenitin”,  ka thënë Witsel për ‘Rsport’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat