Trajneri i Kosovës ka dyqane dhe qenin kampion, por kush ia pruri pasurinë!

Futboll

Trajneri i Kosovës ka dyqane dhe qenin kampion, por kush ia pruri pasurinë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 gusht 2016 Në ora: 11:05
Naser Prapashtica

Për dallim nga Kodraliu e Selmani, ish-portieri i Flamurtarit të Prishtinës, Trepçës nga Mitrovica, Vëllaznimit nga Gjakova, Naser Prapashtica, tani trajner i kombëtares së Kosovës U-21, ka punët fort më mirë dhe falë prindit të tij.  Prapashtica ka edhe një qen karakteristikë dhe kampion! Ai tha se edhe sportit edhe dyqaneve ia ka parë hairin. “Futbollit ia kam parë hairin! Prej futbollit kam arrit të jem pjesë e kombëtares si portier. Jam shkolluar në UEFA me licencë A dhe B. Tash jam trajner që tre vite i kombëtares U-21 dhe isha trajner i Flamurtarit, Hajvalisë,  dhe Kosovës së Vushtrrisë ku u bëmë kampion të Kosovës në vitin 2014. Prandaj, edhe dyqaneve ia shoh hairin se marr qira çdo muaj”, thotë Prapashtica. Futbolli ua solli dyqanet? “Jo, dyqanet i kam prej babës Ibrahim Prapashtica. Faleminderit prej tij. Baba me ka lënë shumë pasuri. Tash baba është pension e unë i menaxhojë dyqanet. Një tash e kam në pritje me lëshuar me qira, ndërsa një e kam kafe, ku aty ka shumë punë, si dhe dy janë zyre. Kështu që si futbollit po ashtu edhe babës ia kam parë hairin se ai ka punuar shumë atëkohë dhe me ka lënë kapital shumë. Dhe më rëndësi që unë po shkoj rrugës tij, duke e shtuar kapitalin dhe duke e ruajtur atë”, tregon Prapashtica. Ish-portieri i mirënjohur ka edhe një qen me të cilën mburret shumë, sepse po arrin suksese me të. “Qeni është i racës Boston terrier. Ai prej moshës 7 deri 12 muaj dy herë e zuri vendin e parë në garat ndërkombëtare me emrin Bruno. Është e vetmja racë në Kosovë. Nuk ka asnjë i Kosovës këtë racë që i kushtojë shumë rëndësi”, tha ai. Prapashtica tregon se kjo racë është mjaft e kushtueshme. “Është racë e shtrenjtë, prej 1000 deri në 5000 euro kushton çmimi i kësaj race. E kam vetëm këtë qenë dhe nuk është vështirë me mbajt. Ai ishte më i miri në garat e Pejës, ku morën pjesë edhe nga Italia, Polonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Sllovenia”, thotë Prapashtica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat