Barça e fitoi ndeshjen e parë të Superkupës

Futboll

Barça e fitoi ndeshjen e parë të Superkupës

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 00:14
Barcelona

Barcelona e ka mposhtur Sevillën (2-0), në finalen e parë të Superkupës së Spanjës.
Pavarësisht asaj se Sevilla luajti në fushën e saj nuk arriti t’i bëjë ballë skuadrës kampione të Spanjës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse në pjesën e dytë Luis Suarez dhe Munir El Haddadi shënuan golat për fitoren e Barcelonës. Takimi i kthimit zhvillohet në mesjavë në “Camp Nou”
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat