Krasniqi: Prishtina do të ndryshojë edhe më shumë

Futboll

Krasniqi: Prishtina do të ndryshojë edhe më shumë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 gusht 2016 Në ora: 19:35
Emdrit Krasniqi gjatë një aksioni

Prishtina llogaritet prej skuadrave kryesore që do të luftojë për të gjitha trofetë në edicionin e ri. Klubi me renome e nisi edicionin e ri me trofeun e parë, fitoi Superkupën e Kosovës, pasi që e mposhti me rezultat 2:1 kampionin në fuqi, Feronikelin nga Drenasi. Fitimi i trofeut në hapje të edicionit është edhe një motiv shtesë për bardhekaltrit dhe paralajmërojnë se do të jenë forcë për të gjithë skuadrat. Prishtina ka ekipin më të mirë në elitë, duke marr parasysh edhe përforcimet që ka sjellë, si futbollistët e mirënjohur Armend Dallkun, Debatik Currin, Ahmed Januzin, Liridon Lecin etj. Mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi, është i ngazëllyer që shënoi dhe ndihmoi skuadrën e tij ta fitoi trofeun e Superkupës. Ai thotë se ishte një moment i mirë dhe shpreson se do të vazhdojnë kësisoj edhe në kampionat. “Është moment shumë i mirë si për mu ashtu edhe për Prishtinën, sepse shpresoj të jetë një motivim për fillimin e sezonit të ri”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se Prishtina dallon nga ekipet tjera?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat