Shkëndija në Gent, para sfidës së madhe - Bota Sot
Shkëndija në Gent, para sfidës së madhe

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Shkëndija në Gent, para sfidës së madhe

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 12:08
Shkëndija zbarkon në Gent

Skuadra e futbollit Shkëndija e Tetovës tani më gjendet në Gent të Belgjikës, ku të enjten do të luajë takimin e parë të play-offit të Liga Evropës. Ekipi të martën pasdite me fluturim çarter udhëtoi për në Belgjikë dhe në orët e mbrëmjes u vendos në hotelin ‘Holiday Inn Express’. Skuadra është e kompletuar dhe me atmosferë të mirë priten duelet e reja Evropiane, ku Shkëndija këtë verë ka shkëlqyer duke eliminuar ekipe me renome si Krakovia (Poloni), Neftchi (Azerbajxhan) dhe Mllada Boleslav (Republika Çeke). Sonte nga ora 20:30 ekipi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Ghelamco Arena’. Përballja Gent-Shkëndija luhet të enjten me fillim në orën 20:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test