Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë - Bota Sot
Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë

Futboll

Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 22:10
Kukesi

Në qiellin e “Selman Stermasit”, festa është e tëra për Kukësin. Verilindorët e nisin sezonin me Superkupën e Shqipërisë, të parën në historinë e tyre dhe trajnerin Ernest Gjoka që fiton menjëherë zemrat e tifozëve. Një fitore 3-1 ndaj Skënderbeut me Dvornekovic, Eminin dhe Pejic që gjejnë rrjetën perben padyshim fillimin më i mirë i mundshëm për Kukësin.

E nisnin me trajnerë të rinj këtë sezon të dyja skuadrat, më pak ndryshime në skuadër për Kukësin ku Ernest Gjoka hidhte në fushë Allën, Arbrin dhe Pejic në sulm nga afrimet e verës, më shumë ndryshime te Skënderbeu ku debutonin Mici, Gavazaj, Fukui dhe surpriza Sergio në sulm përkrah Salihit me James në stol.

Një ndeshje e nisur me synime të qarta për të sulmuar e shënuar nga të dyja skuadrat edhe pse ishin pa shumë rrrezik batutat e para në zonat e respektive. Në minutën e 17 goleadori Pejic provon të bëjë njeriun asist për Eminin por është vendimtare ndërhyrja e Radas në momentin e fundit. ndeshja zhbllokohet ne minuten e 26, Aksion i Kukësit me Jean Kariokën që avancon pas një kontrasti me Jashanicën në të djathtë dhe kroson për Matia Dvornekovic i cili i lënë i lirë në shtyllën e dytë kalon Kukësin në avantazh.

Feston Kukësi mes protestave të Skënderbeut që kishte kërkuar faull në momentin e rrëzimit të Jashanicës në aksionin e golit, nuk ishte i këtij mendimi kryesori Jemini dhe është 1-0 për skuadrën e Gjokës. Megjithatë reagimi i kampionëve është i menjëhershëm, pas vetëm dy minutash Sergio Junior bën gjithcka vetë i shërbyer në kufijtë e zonës i shmanget markimit por i mungon vetëm finalizimi me topin që shkon jashtë. Nuk ka të njëjtin fat Kolici në të 30 kur Skënderbeu gjen golin nga blerjet e verës, krosim i Micit dhe debutim me gol i Masato Fukuit.

1-1 dhe gjithcka nga e para por  Kolici është në lartësinë e duhur në të 37 ndërsa në shtesën e pjesës së parë goditja e Hamdi Salihit është jashtë porte dhe pjesa e parë mbyllet në ekuilibiër. Në fillimin e të dytës Skënderbeu është më kërkues në minutën e 60 Fukui devijon në zonë për Salihin që nuk arrin të mposhtë Kolicin.. Në të 64 Gjoka nxjerr nga loja autorin e golit Dvornekovic për Grecën dhe është një lëvizje fituese pasi është pikërisht 25-vjecari që pason për Izair Eminin, Jashanica nuk arrin të devijojë sa duhet dhe tetovari që kalon sërish Kukësin në avantazh.

2-1 për Kukësin pas 75 minutash lojë, Skënderbeu përpiqet me të gjitha mënyrat për të rikuperuar, Salihi madje edhe me një roveshatë nga larg, por pa mundur të prekë portën e Kolicit dhe në fund është dhe momenti për vulën e Pero Pejic, ja bën gjitcka të lehët Nijaz Lena që e gjen në qendër të zonës, aty ku kroati nuk fal.

3-1 për Kukësin me Ernest Gjokën që mund të marrë frymë lirisht, e ka nisur sic duhet, me Kukësin që ju rrëmben kampionëve trofeun e parë sezonal. Rivalitetin në sezonin që nis mund ta konsideroni të garantuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test