Jovetic drejt Fiorentinas në formë të huazimit

Futboll

Jovetic drejt Fiorentinas në formë të huazimit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 09:30
Stevan Jovetic

E ardhmja e Stevan Jovetic duket se nuk do të jetë te Interi.

Nerazzurrët kanë shfaqur interesim për ta shitur atë, ndërsa Fiorentina për ta transferuar.

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, rikthimi i malazezit te Viola nuk varet nga largimi ose jo i Giuseppe Rossit dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Fiorentina do të ishte i gatshme të marr përsipër këtë kalim vetëm në formë të huazimin me obligim blerje për të cilin Interi dhe City kanë rënë dakord verën e kaluar.

Ky transferim mund të finalizohet në ditën e fundit të tregut të transferimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat