Tirana nënshkruan me të riun Flamur Bajrami

Futboll

Tirana nënshkruan me të riun Flamur Bajrami

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 00:18
Flamur Bajrami

Tirana bashkon zyrtarisht me grupin aktual të skuadrës së parë të riun 19-vjeçar, Flamur Bajrami. Sulmuesi i lindur në Kosovë ndodhej që prej një muaji në Tiranë ku u testua nga stafi drejtues i skuadrës bardheblu dhe në përfundim t kësaj periudhe, klubi vendosi t’i besojë një fanellë për sezonin e ri pasi talenti 19-vjeçar ka arritur të bindë trajnerin Ilir Daja. Në kounikatën e publikuar nga klubi bardheblu, Bajrami ka formosur një kontratë 3-vjeçare pasi Tirana beson se ai do të jetë një nga elementët më të rëndësishëm në të ardhmen në radhët e klubit. Prezantimi i suluesit është bërë në ambjentet e stadiumit “Selman Stermasi”. Lojtari i lindur në 10 Shkurt në Kosovë dhe gjatë sezonit të kaluar ai u aktivizua me skuadrën e Vëllaznimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat