Shqiptarët e Luzernit nuk i rezistuan St. Gallenit

Futboll

Shqiptarët e Luzernit nuk i rezistuan St. Gallenit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:57
Pamje nga ndeshja

St. Galleni shënoi fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Luzernit, në ndeshjen e javës së 6-të. Rreth 11 mijë shikues në stadium, panë një lojë të mirë e cila u zhvillua nëpër vapë.  Golat i shënuan: Buess (63’), Aratore (72’) dhe Chabbi (90+2’).  Futbollistët shqiptar Jahmir Hyka e Hekuran Kryeziu u paraqitën për Luzernin, por nuk iu shkoi ndoresh, Hyka luajti deri në minutën e 72-të, kurse Kryeziu inkuadrohet në atë të 65-tën. St. Gallen renditet në pozitën e 9-të me 6 pikë, kurse Luzerni i dyti me 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat