Mehmeti vendosi, shkon te skuadra me renome

Futboll

Mehmeti vendosi, shkon te skuadra me renome

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:33
Kastriot Mehmeti prezantohet te Trepça

Trepça nga Mitrovica, nuk ka ecuri të mirë në dy javët e para në elitën e futbollit, ka dy humbje rresht, por që mëton të këndellet në javët në vazhdim. Klubi që ka drejtor sportiv, Ajet Shoshollin, bëri goditje të rëndësishme, duke u përforcuar me sulmuesin e Drenicës nga Skenderaj, Kastriot Mehmeti. “Zyrtarisht jam pjesë e KF Trepçës. Falënderoj te gjithë për përkrahjen, ‘Shqiponjat e zeza’, bashkëlojtarët, trajnerët dhe i dëshiroj shumë suksese KF Drenicës”, ka thënë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat