Pandev i frikësohet Kombëtares shqiptare

Futboll

Pandev i frikësohet Kombëtares shqiptare

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 13:16
Goran Pandev

Goran Pandev, sulmuesi i Maqedonisë, është i vetëdijshëm se nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë Shqipërisë, me 5 shtator, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

Kapiteni i Maqedonisë, Goran Pandev, e shikon shumë të vështirë ndeshjen ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në një prononcim për mediat maqedonase, sulmuesi i Geboas foli për takimin me kuqezinjtë dhe situatën te Maqedonia në prag të kësaj sfide.

“Ne po shohim me optimizëm këtë edicion që nis me ndeshjen ndaj Shqipërisë. Qëllimi ynë do të jetë për të përmirësuar sa më shumë nivelin e futbollit të Maqedonisë dhe unë mendoj se ne jemi të gatshëm për ta bërë atë. Kemi nevojë për këtë optimizëm dhe unitet ka deklarua ai.

“Vendosmëria në lojën tonë dhe cilësia që kemi, jam i bindur se do të na çojë në sukses. Grupi është i vështirë, çdo ndeshje është një sfidë e veçantë, por unë besoj te skuadra dhe stafi që kemi”, shtoi ai.

“Ne duhet të përpiqemi të bëjmë diçka të rëndësishme. Me Shqipërinë do të jetë një ndeshje e vështirë, por gjithçka është e mundur. Ndoshta fitojmë ne, ndoshta humbasim, por e rëndësishme të luajmë mirë”, përfundoi ish sulmuesi i Interit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat