Hysaj: Kundër Maqedonisë duhet të marrim vetëm fitoren

Futboll

Hysaj: Kundër Maqedonisë duhet të marrim vetëm fitoren

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 11:32
Elseid Hysaj

Kombëtarja e Shqipërisë përgatitet me intensitet të shtuar për ballafaqim e fillim javës së ardhshme përkatësisht me 5 shtator, kundre Maqedonisë. Kuqezinjtë synojnë të startojnë me fitore në hapje të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Stadiumi në ‘Loro Boriçi’ do të jetë i mbushur me shikues që ta përkrahin kombëtaren kuqezi drejt fitores. Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, shprehet optimist para sfidës me Maqedoninë. “Maqedonia është një skuadër e fortë, por ne duhet të marrim vetëm fitoren. Jemi një ekip në rritje dhe sigurisht që synimet janë gjithnjë e më të larta. Do kërkojmë të japim maksimumin tonë. Pas Europianit, duhet që ta nisim me një sukses edhe në kualifikueset e Botërorit”, ka thënë Hysaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat