Cillessen nuk besoi për interesimin e Barcelonës

Futboll

Cillessen nuk besoi për interesimin e Barcelonës

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 17:52
Jasper Cillessen

Jasper Cillessen mendoi që interesimi i Barcelonës ishte vetëm një shaka.

Portieri holandez erdhi te gjiganti katalunas pas marrëveshjes për shitjen e Claudio Bravos te Manchester City.

Shifra e transferimit të Cillessenit nga Ajaxi te Barcelona u raportua të jetë rreth 10 milionë euro.

Megjithatë, interesantja ishte se pas interesimit të Barcelonës, Cillessen mendoi që ishte një shaka kur agjenti ia konfirmoi.

“Kur agjenti më foli për interesimin e Barcelonës, pyeta nëse ajo ishte një shaka”, ka deklaruar ish-portieri i Ajaxit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat