Rashica, Bunjaku e Rrahmani, me padurim e presin sfidën me Finlandën

Futboll

Rashica, Bunjaku e Rrahmani, me padurim e presin sfidën me Finlandën

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 22:11
Në orët e mbrëmjes kombëtarja e Kosovës mbajti seancën e dytë stërvitore

Në orët e mbrëmjes kombëtarja e Kosovës mbajti seancën e dytë stërvitore të ditës së sotme apo të katërtën me radhë. Rreth përgatitjeve dhe stërvitjeve përzgjedhësi i Përfaqësueses Albert Bunjaku u shpreh: “Kemi pasur një kamp përgatitor të shkurtër, por mjaft efikas në të cilin kemi punuar në mënyrë të qartë tekniko-taktike dhe gjërat që lidhen drejt për drejt me lojën kundër Finlandës. Normalisht që nuk është fakt i zakonshëm që nuk dimë ende për 6 lojtarë nëse do ti kemi në dispozicion apo jo. Si do që të jetë futbollistët janë tejet të përqendruar te loja dhe ne po përgatitemi sikur të kishin drejt loje. Futbollistët duken mjaft të motivuar, ndërsa përgatitjet do t’i vazhdojmë edhe të dielën me stërvitjen e fundit në stadiumin ku edhe do të luajmë. Në ballafaqim me Finlandën do të jemi të kujdesshëm por gjithnjë në ambiciet tona për një rezultat pozitiv. Ashtu siç e thashë i vetmi fakt shqetësues është lejimi i 6 futbollistëve nga FIFA e që po presim të ndodhë të hënën”. "Ndeshja kundër Finlandës do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Por kemi motiv të madh dhe po punojmë shumë me përkushtim që të nisim me fitore në kualifikimet për Kampionatin botëror. Kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë brenda ekipit përfaqësues ndaj edhe besojmë në fitore" -tha Milot Rashica. "Ballafaqimi nuk do të jetë aspak i lehtë, por ne e dëshirojmë këtë fitore dhe unë me shokë do të japim maksimumin që të arrijmë këtë dhe t’i gëzojmë adhuruesit anë e mbanë. Kemi ekipin e mirë dhe secili mënon veç në fitore", tha Albert Bunjaku. "Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është ndeshja e parë për kualifikimet e botërorit dhe për këtë ka shumë rëndësi që të nisim mirë. Kemi cilësi të ekipit duke i njohur të gjithë lojtarët dhe unë besojë se do të arrijmë një rezultat pozitiv", theksoi Amir Rrahmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat