Maqedonia në Shkodër

Futboll

Maqedonia në Shkodër

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 17:14
Futbollistët e Maqedonisë

Pesë orë udhëtim për të mbërritur në Shkodër. Kjo është koha që i’u nevojit përfaqësueses së Maqedonisë, për udhëtimin drejt kryeqendrës së veriut të Shqipërisë.

Një udhëtim që për kundërshtarët e kuqezinjve në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2018 nisi nga Shkupi, për të kaluar në shtetin e Kosovës dhe për të hyrë më pas në kufirin shqiptar, me autobusin që u prit nga një eskortë e madhe e policisë dhe një automjet i konsullatës maqedonase.

Prej paradites së kësaj të diele, skuadra e Maqedonisë u akomodua në hotelin “Grand Europa” të Shkodrës, aty ku do të qëndrojnë deri paraditen e së martës. Fillimisht Pandev dhe lojtarët e tjerë rikuperuan forcat nga rruga e gjatë, ndërsa prej orës 20:45, skuadra e drejtuar nga trajneri Angelovski do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin “Loro Boriçi”, në orarin e ndeshjes së 5 Shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat