Debutim fantastik i Kosovës, baras me Finlandën

Futboll

Debutim fantastik i Kosovës, baras me Finlandën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2016 Në ora: 20:42
Arajuuri

(E plotësuar) - Kosova debutoi në mënyrë fantastike, duke barazuar në Turku me rezultat 1:1 me Finlandën, në ndeshjen e parë të grupit I të eliminatorëve të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018" në futboll.  Kosova luajti shumë më mirë, kishte mundësi me tepër dhe nuk pati fat, sepse në bazë të lojës ka merituar tri pikët. Futbollisti Valon Berisha shënoi nga penalltia golin e barazimit pikërisht në minutën e 60-të. Futbollistët tanë qëlluan edhe një herë tërthorësen qysh në dhjetë minutat e parë të lojës.  Barazim i madh në debutimin historik ku në stadiumin "Veritas" ishin një numër i madh i tifozëve shqiptarë që i dhanë përkrahjen të madhe djelmoshave tanë.  Në pjesën e parë, Kosova ishte e pafat, sepse disa herë e rrezikoi portën e Finlandës. Në minutën e 6-të, Bernard Berisha, sikur të ishte më i vëmendshëm dhe madje më i qetë do ta sfidonte seriozisht portën e rivalit. Berisha nga rreth 12 metra goditi fort por gjuajti larg mbi portën e Finlandës. Pas tre minutave pikërisht në minutën e 9-të, ishte rasti më i mirë për kombëtaren tonë. Mbrojtësi Leart Paçarada me vëtëmohim të pashoq, depërtoi brenda 16-shit dhe me një gjuajtje mjaft të fortë, por për fat të keq të tij topi u ndalë në tërthorësen e portës finlandeze.  Në minutën e 17-të, mbrojtësi Amir Rrahmani bëri gabim trashanik,  kur Eremonko përfiton dhe doli i vetmuar, por gjuajtjen e tij e ndali portieri Samir Ujkani duke e dëbuar në korrne. Në minutën e 18-të, pas harkimit nga korneri, mbrojtja e Kosovës në gjumë dhe Arajuuri e shfrytëzoi për bukuri, i cili nga afërsia nuk e ka pasur  të vështirë të shënoi për 1:0. Gjashtë minuta para se të përfundoi pjesa e parë, një rast shumë i mirë për Finlandën.  Pukki nga largësia gjuajti fortë, por një mbrojtës i Kosovës e devijoi topin në korrne. Në minutën e 49-të, Eremenko nga rreth 17 metra gjuajti plogësht, drejt në duart e portierit Ujkani. Në minutën e 59-të, Bernard Berisha apo këmbëshpejt, futet brenda 16-shit dhe u pengua në mënyrë të palejueshme nga Lam, ndërsa gjyqtari pa u hamendur shumë akordoi penallti. Valon Berisha merr përgjegjësinë për të gjuajtur nga penalltia, i cili me goditje të fortë plason topin në këndin e epërme dhe barazoi rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 60-të. Fat i madh për Finlandën! Në minutën e 63-të, Fanol Perdedaj nga një pozitë e vështirë rreth 25 metra, godet furishëm dhe portieri Hradecky e grushton topin me vështirësi, duke shpëtuar gol të sigurt.  Kosova me plotë meritë importoi një pikë, e cila tregoi shpirt të madh në ndeshjen e parë historike të saj. Me 6 tetor, Kosova si vendas do ta pret Kroacinë. 

Finlanda-Kosova    1:1
Stadiumi "Veritas", Turku.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shikues: 9.300.
Shënues: Arajuuri (18') -  V. Berisha (60'-nga penalltia).
Kartonat e Verdhë: Eremenko, Lam, Lod - Alushi, Kryeziu.
Finlanda: Hradecky, Lam (Ring 65'), Arajuuri, Moisander, Halsti, Raitala, Lod (Schuller 88') , Eremenko, Uronen, Pukki (Hamalainen 71') dhe Pohjanpal.
Kosova: Ujkani, Paçarada, Pnishi, Rrahmani, Përdedaj, Kryeziu, V. Berisha (90+3'), Alushi, Rashica, B. Berisha (Halimi 81') dhe Bunjaku (Celina 66').

 

Image

 

88' Tifozë shqiptarë ka shumë në stadium dhe kërkojnë edhe një gol, të fitores.

86' Rezultati edhe më tutje baras, nuk ka ndryshim.

79' Kosova po luan më mirë dhe ka posedimin e topit për 56 për qind në krahasim me vendasit 44 për qind. 

74' Rezultati vazhdon baras, 1:1.

68' Rezultati baras, futbollistët e kombëtares së Kosovës luajnë me shumë siguri dhe kërkojnë edhe golin e fitores në debutiminn historik.

63' Fat i madh për Finlandën! Fanol Perdedaj nga një pozitë e vështirë rreth 25 metra, godet furishëm dhe portieri Hradecky e grushton me vështirësi, duke shpëtuar gol të sigurt. 

60' Valon Berisha merr përgjegjësinë për të gjuajtur nga penalltia, i cili me goditje të fortë plason topin në këndin e epërme dhe barazoi rezultatin 1:1. 

59' Bernard Berisha u pengua në mënyrë të palejueshme nga Lam dhe gjyqtari akordoi penallti.

56' Enis Alushi u ndëshkua me karton të verdhë.

55' Rezultati vazhdon 1:0 për Finlandën., ndërsa dy minuta me herët u tregua kartoni i parë i verdhë dhe për futbollistin vendas, Eremenko.

49' Eremenko nga rreth 17 metra gjuajti plogshtë, drejt në duart e portierit Ujkani.

Fillon pjesa e dytë.
39' Finlanda pati mundësi të shtoi epërsinë, por gjuajtja e Pukkit nga largësia për fat të mirë devijohet nga një mbrojtës në korrne.

37' Futbollistët e Kosovës po luajnë shumë më mirë, kanë posedimin e topit 57 për qind me 47 për qind se sa rivali.

33' Kosova po luan mjaft mirë, por nuk ka fat që të shënoi deri më tash, e cila po e mban në presion ekipin mikpritës.

31' Finlanda është në epërsi me rezultat 1:0.

Image

 

27 ' Lojë e baraspeshuar, Finlanda kërkon edhe golin tjetër, ndërsa Kosova këmbëngul për barazim.22' Kosova po lufton me të gjitha mundësitë që ka për të barazuar rezultatin.

18' Pas harkimit nga korneri, mbrojtja e Kosovës në gjumë dhe Arajuuri nga afërsia se pati të vështirë të shënoi për 1:0.

17' Amir Rrahmani bëri një gabim trashanik dhe Eremonko del i vetmuar, por gjuajtjen e tij e ndali portieri Ujkani duke e dëbuar në korrne.

15' Kosova po dëshmon lojë shumë të mirë, duke treguar autoritetin e saj në fushë.

9' Kosova gati sa kaloi në epërsi, Leart Paçarada për mrekulli depërtoi dhe futet në 16-sh, me një gjuajtje të bukur, topi ndalet nga tërthorësja.

6' Bernard Berisha nga rreth 12 metra gjuajti larg mbi portën e Finlandës. 

5' Rezultati vazhdon pa gola, te dyja ekipet shikojnë njëra tjetrën dhe testojnë për të sfiduar. Filloi ndeshja historike për Kosovën, të parën topin e nisin Finlanda.

Intonohet himni i kombëtares së Kosovës. Kombëtarja e Kosovës debuton në kualifikimet për Kampionatin Evropian në futboll. Kosova do të luajë kundër Finlandës, e cila luhet në stadiumin "Veritas" në Turku.  Një atmosferë e mirë sportive në Turku, ndërsa kombëtarja e Kosovës synon të befasojë Finlandën. Kosova është e kompletuar dhe do të orvatet të jetë e rrezikshme në çdo aspekt. I madh dhe i vogël mezi presin këtë sfidë të madhe dhe që zgjon emocione të pakufishme sidomos të kudo që janë shqiptarët. Kosova është në grupin I me Kroacinë, Turqinë, Ukrainën, Islandën dhe Finlandën. Përzgjedhësi Albert Bunjaki është para një supersfide, por ka optimizëm se do të dalin sa më mirë kundër Finlandës.


Paulus Arajuuri Goal HD - Finland 1-0 Kosovo 05... by Zkrisz

Finlanda-Kosova
Stadiumi "Veritas", Turku.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shikues: 9.300.
Finlanda: Hradecky, Lam, Arajuuri, Moisander, Halsti, Raitala, Lod, Eremenko, Uronen, Pukki dhe Pohjanpal.

Kosova: Ujkani, Paçarada, Pnishi, Rrahmani, Përdedaj, Kryeziu, B. Berisha, Alushi, Rashica, B. Berisha dhe Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat