Ja si do t’i luajë Maqedonia 15 minutat e fundit ndaj Shqipërisë

Futboll

Ja si do t’i luajë Maqedonia 15 minutat e fundit ndaj Shqipërisë

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 11:48
Pamje nag ndeshja

Mediat maqedonase shkruajnë se kombëtarja e tyre do të vijojë me të njëjtën taktike loje edhe në 15 minutat e mbetura ndaj kuqezinjve, të cilat do të konsumohen sot, nga ora 14:00. “Ekipa.mk” ka nënvizuar edhe një fakt tjetër, se Maqedonia ka një tjetër zëvendësim plus. “Ekipi maqedonas pritet të luajë me të njëjtën taktikë dhe ritëm, si në gjysmën e dytë të duelit të mbrëmshëm me Shqipërinë, edhe 15 minutat e fundit të ndeshjes së parë kualifikuese, në Grupin G, për Kupën e Botës, “Rusia 2018”. Trajneri Angelovski do ta nisë në mbrojtje të rezultatit 1-1. Stafi profesional ka në dispozicion edhe një tjetër zëvendësim. Përzgjedhja nga stoli me siguri do të jetë një nga lojtarët ofensivë; Trickovski, Besart Ibraimi apo Ilija Ilija, raporton telesport. Nuk është sekret se shqiptarët do të luajnë në sulm në 15 minutat e fundit, duke dashur të gjejnë golin e fitores. Kjo, pa dyshim, krijon hapësira për lojtarët e Maqedonisë, që përmes kundërsulmeve të kërcënojnë portën e Etrit Berishës, pse jo, të shënojnë një gol tjetër dhe të kompletojnë kthesën e plotë. Për trajnerin e Shqipërisë, De Biazi, problemi shtesë është dëmtimi i Gjimshitit, njërit nga qendërmbrojtësit, ndërkohë që i ka kryer tashmë të tria zëvendësimet në këtë ndeshje,” – shkruan “Ekipa.mk".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat