Mourinho-Guardiola, sfida e trajnerëve që çojnë botën në këmbë

Futboll

Mourinho-Guardiola, sfida e trajnerëve që çojnë botën në këmbë

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 13:01
Ilustrim

Të shtunën luhet derbi i Manchesterit, në “Old Trafford”. Derbi, si kudo, aq më shumë në Angli, dihet se çfarë përmasash dhe antagonizmi ka, por ky i radhës pritet të jetë edhe më i veçantë. Kjo, për shkak të dy trajnerëve respektivë, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, të cilët kanë “nxjerrë xixa” sa herë janë vënë përballë tyre, plot 16 herë të shkuara. Trajnerët më të mirë, të konsideruar si armiq mizorë, janë përballur në duele të nxehta në kohët kur ishin në stolin e Chelsea, Barcelona, Bayern Munich, Inter dhe Real Madrid, respektivisht. Manchester United është në kërkim të kthimit në rrugën e duhur, në sezonin 2016-2017, nën drejtimin e trajnerit të ri, Jose Mourinho, raporton telesport. “Djajtë e Kuq” duan të lënë pas tre vite të dobëta, nën komandën e David Moyes dhe Louis van Gaal. Ndërkohë, rivalët ndërqytetas, Manchester City, ka Pep Guardiolën në krye, pas një sezoni zhgënjyes (2015-2016), nën drejtimin e Manuel Pellegrini, dhe ka filluar të duket si një pretendent për titull. Derbi i së shtunës pritet me interest ë madh në Angli e jo vetëm. Veç të tjerash, për shkak se është koha për përplasjen e 17-të të Jose kundrejt Pep… Dyshja në fjalë është e famshme në fushën e trajningut, por zënkat jo të pakta kanë shtuar një shtresë të hidhur në marrëdhëniet e tyre. 16 ndeshje kanë luajtur kundër njëri-tjetrit, dhjetë kartonë të kuq të treguar, mjaftojnë për të treguar se deri ku shkon rivaliteti në këtë “aks”. Ky duet vdekjeprurës i dërgon ekipet e tyre për të bërë luftë, për të bërë gjithçka që duhet për të marrë fitoren.

Epoka 1: Guardiola (Barcelona) – Mourinho (Inter)

1. Inter – Barcelona 0-0 / 16 shtator 2009 E para përplasje ndonjëherë mes çiftit të trajnerëve të mirënjohur, përfundoi në barazimin 0-0, në “San Siro”. Një tipikë intriguese, çështje taktike, palët ishin të lumtura për të ndarë “placket” në ndeshjen e grupit të Ligës së Kampionëve. Një fillim i zbutur, por drama është vetëm duke nisur…

2. Barcelona – Inter 2-0 / 24 nëntor 2009

Gjigandët e Guardiolës morën më të mirën në ndeshjen e kthimit. Edhe pse Xavi mungonte në mesfushë, skuadra katalanase u tregua e shkëlqyer në hapjen e mbrojtjes së Interit me lehtësi. Pavarësisht se Lionel Messi apo Zlatan Ibrahimovic ishin në majë të sulmit, golat u realizuan nga Gerard Pique dhe Pedro, herët, në pjesën e parë. Pas përplasjes, Mourinho pohoi: “Nëse kasha për të luajtur kundër Barcelonës përsëri nesër, tashmë jam gati. Nëse ju më thoni se Interi do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale, do ta pranoj atë tashmë.”

3. Inter – Barcelona 3-1 / 20 prill 2010

“Special One” realizoi dëshirën e tij në krye të gjigandëve të Seria A, teksa tërhoqi Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në të njëjtin sezon. Ndeshja e parë në Itali u zhbllokua nga katalanasit, përmes një goditjeje të Pedros, por golat e Wesley Sneijder, Maicon dhe Diego Milito e panë Interin të marrë një fitore të shëndetshme 3-1, duke e bërë më të lehtë misionin në kthim, në “Camp Nou”.

4. Barcelona – Inter 1-0 / 28 prill 2010

Barcelona ka nevojë për të paktën një fitore 2-0, për të arritur në finale. Gjërat mori një fillim të keq, kur Thiago Motta u dërgua jashtë, me të kuqe, në pjesën e parë. Megjithatë, një mbrojtje me “autobusin e parkuar” e Mourinhos e mbajti Barcelonën të frenuar deri në minutën e 84-t. Pique, më në fund, theu bllokadën, por Jose & Co e mbajtën të paprekur më portën e tyre në dhjetë minutat e fundit, duke e përfunduar me një fitore (në total) përplasjen dhe një vend në finalen e Champions-it. Epoka 2: Guardiola (Barcelona) – Mourinho (Real Madrid) Pep 2 fitore, Jose 1 fitore, 1 barazim Aktgjykim: Guardiola mund të ketë fituar betejën, duke triumfuar në dy ndeshje, kundrejt një të Mourinhos, por Jose ka fituar luftën, në fund të fundit, duke përparuar më tej në Ligën e Kampionëve, duke fituar trofeun me një fitore 2-0 ndaj Bayern Munich, në finale.

5. Barcelona – Real Madrid 5-0 / 29 nëntor 2010

Tani gjërat fillojnë të bëhen me të vërtetë interesante, pasi Mourinho dhe Guardiola janë në krye të dy ekipeve më të mira në La Liga, dy rivalë të hidhur e përbetuar… Dhe gjërat fillojnë shumë keq për portugezin, pasi skuadra e tij, Real Madrid, u turpërua me rezultatin e thellë, 5-0, në “Camp Nou”, në sajë të një “masterclass” Messi të frymëzuar. Magjistari argjentinas grisi hapur mbrojtjen “galacticos”, me David Villa, që e “mirëpret” Mourinhon në luftën e “El Clasico”. Pep tha pas bilbilit përfundimtar: “Unë jam krenar, sepse e gjithë bota e ka parë se si luajmë futboll.”

6. Real Madrid – Barcelona 1-1 / 16 prill 2011

Kjo lojë nisi e para nga katër ndeshjet në mes të palëve, në vetëm dy javë, në sajë të një përplasjeje në La Liga, në finale të “Copa del Rey” dhe një në Champions (vajtje-kthim). Loja e parë në kampionatin spanjoll përfundoi 1-1, me një gol të Messit dhe Ronaldos. Shorti për të restauruar njëlloj krenarie të Mourinhos pas poshtërimit 5-0 të një sezoni më parë ishte i duhuri, por nuk kishte shumë mundësi të vinte…

7. Barcelona – Real Madrid 0-1 / 20 prill 2011

Mourinho mori më në fund fitoren e tij të parë mbi Pep, si trajner i Real Madridit. Dhe kjo në finalen e “Copa del Rey”, jo më pak. Kjo finale kërkoi kohën shtesë, por një goditje me kokë e Ronaldos rezultoi vendimtare. Jose ia doli që përmes modifikimeve taktike të orkestronte fitoren. Ai luajti me Ronaldon përpara, me Pepe në mesfushë, në një përpjekje për të “shtypur” Messin dhe krijimtarinë e katalanasve… Pasi Pep u ankua për një gol të Pedros, i anuluar për “offside”, Mourinho e kundërshtoi spanjollin, duke thënë: “Deri tani ka pasur një grup shumë të vogël trajnerësh, të cilët nuk flasin për gjyqtarët. Tani, me komentet e Pep, ne kemi filluar një epokë të re me një grup të tretë, duke shfaqur vetëm një person, një njeri, që kritikon gjyqtari kur ai merr vendime të mira. Kjo është krejtësisht e re për mua.” Pep kundërpërgjigjet brutalisht: “Meqë Mourinho më ka quajtur mua Pep, unë jam duke e thirrur atë Jose. Nesër do të përballemi me njëri-tjetrin në fushë. Jashtë fushës ai ka fituar. Në fushë është humbës.”

8. Real Madrid – Barcelona 0-2 / 27 prill 2011

Me rivalitetin në pikun e egërsisë, si mbrojtësi i Real Madrid, Pepe, dhe trajneri Mourinho, u larguan nga fusha gjatë një humbjeje 2-0 në shtëpi, ndaj Barcelonës. E pesta herë me rradhë që një lojtar i Mourinho del me të kuqe kundër skuadrës së Pep… Pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Jose tha: “Një ditë, unë do të doja që Josep Guardiola ta fitonte këtë kompeticion. Guardiola është një trajner fantastik. Por unë kam fituar dy Champions League, ndërsa ai ka fituar vetëm një Champions, dhe kjo është ajo që më vë në siklet mua.

 

9. Barcelona – Real Madrid 1-1 / 3 maj 2011

 

Real Madrid mundi të grumbullojë vetëm një barazim me Barcelonën e Pep, që kishte arritur në finalen e Champions-it. Pedro shënoi shënoi golin e parë, para se të barazonte Marcelo, me Mourinhon e pezulluar. Pas fitores, Pep tha, me sa duket për të neveritur Mourinhon: “Kjo ka qenë një nga netët më të bukura që kam jetuar ndonjëherë.”

 

10. Real Madrid – Barcelona 2-2 / 14 gusht 2011

 

Ata u gjendën përballë në fillim të gushtit, me dy ndeshjet e Superkupës Spanjolle. Real dhe Barça ndanë një barazim në “Bernabeu”. Mesut Ozil zhbllokoi rezultatin, por Villa dhe Messi e vunë skuadrën e Guardiolës në avantazh. Xabi Alonso siguroi barazimin 2-2, përfundimisht. Kjo ishte një lojë relativisht e zbutur, pa shumë tension mes Pep dhe Jose.

 

11. Barcelona – Real Madrid 3-2 / 18 gusht 2011

 

Real Madridi shënoi dy herë në “Camp Nou”, por vendësit ia dolën të rivendosin ekuilibrin e përkohshëm 2-2, në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës. Ishte Leo Messi, ai që goditi vonë, për t’i bërë dhuratë Guardiolës një tjetër titull, një tjetër fitore ndaj rivalit tani të ashpër, Mourinho. Tensioni ishte i madh. Në “Camp Nou” u panë disa skena të tmerrshme, duke përfshirë edhe Jose, që i futi në sy asistentit Tito Vilanova. Pas lojës, mbrojtësi i Barcelonës, Pique, u përplas me Mourinho, duke thënë: “Dikush duhet të marrë masa për këtë çështje. Mourinho po shkatërron futbollin spanjoll.” Jose, ndërkohë, mbrojti veprimet e tij, duke shtuar: “Ne kemi për qëllim të luajmë si burra dhe të mos biem në tokë me prekjen më të vogël. Unë kam mësuar të luaj futboll kështu, jo të bie në tokë me prekjen e parë.”

12. Real Madrid – Barcelona 1-3 / 10 dhjetor 2011

 

Ishte ndeshja e parë e sezonit në La Liga, të cilën Barcelona e fitoi 3-1 në “Bernabeu”. Karim Benzema shënoi golin më të shpejtë në histori të “El Clasico”, por Alexis Sanchez, Xavi dhe Fabregas siguruan vazhdimin e marrshimit të Guardiolës mbi Mourinhon.

 

13. Real Madrid – Barcelona 1-2 / 18 janar 2012

 

Dyshja e trajnerëve kishte vetëm disa javë për të pritur deri në përplasjen e tyre të ardhshme, me dy ballafaqime në çerekfinale të “Copa del Rey”. Goli i Ronaldos u barazua nga Carlos Puyol, para se Eric Abidal t’i jepte avantazhin në transfertë Barcelonës.

 

14. Barcelona – Real Madrid 2-2 / 25 janar 2012

Përpara lojës, tifozët e Barçës po argëtoheshin me një baner, ku shkruhej: “Wanted: Një rival i denjë për një “El Clasico” të mirë”. Barcelona e pa veten në avantazh 2-0, para se Real Madrid të hidhej në sulm dhe të barazonte. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme, sepse Pep & Co arritën në gjysmëfinale, për të vazhduar dominimin e tyre mbi Jose dhe të tijtë.

15. Barcelona – Real Madrid 1-2 / 21 prill 2012

Fitorja e Mourinhos erdhi në prill, me Real Madridin që ushtroi dominimin e vet në La Liga, edhe me fitoren 2-1 në “Camp Nou”. Ronaldo shënoi golin e fitores së “galacticos”, duke e rritur epërsinë e vet në krye të La Ligas, me shtatë pike, kur kishin mbetur vetëm katër ndeshje. Kjo ishte humbja e parë e Barcelonës në shtëpi, në 55 ndeshje, fitorja e parë e “El Clasico” e Real Madridit në katër vjet dhe e pari e kryeqytetasve në “Camp Nou”, në pesë vjet. Mourinho thumboi: ”Pep është më i ri se unë, por unë nuk jam i lodhur”. Epoka 3: Guardiola (Bayern Munich) – Mourinho (Chelsea) 5 fitore Pep, 2 fitore Jose, 4 barazime Aktgjykim: Guardiola, në mënyrë të qartë, kishte më mirë se Jose gjatë ditëve të tyre në Spanjë, duke marrë më shumë fitore. 16.  Bayern Munich – Chelsea 2-2 (Bayern fitoi 5-4 me penallti) / 30 gusht 2013 1 barazim Në të vërtetë, Guardiola u largua nga Barcelona, por u përplas shpejt me Jose Mourinho, tashmë si trajner i gjigandëve të Bundesligës. U deshën vetëm disa javë, që skuadra e tij, Bayern Munich, të përballej me Mourinhon, i cili ishte transferuar tashmë në stolin e Chelsea. Fjala është për një përballje Superkupe të Europës, në Pragë. Ndeshja përfundoi 2-2, pas kohës shtesë, me skuadrën e Pep që triumfoi nga penalltitë, pasi blutë ishin reduktuar në dhjetë lojtarë, pas ndërhyrjes horror të Ramires ndaj Mario Gotze. Pavarësisht humbjes, edhe një herë për rivalin e tij të egër, Mourinho pohoi me hidhërim: “Ekipi më i mirë humbi, në mënyrë të qartë. Ata shënuan vetëm me penallti.” Bilanci i përgjithshëm: 7 fitore Pep, 3 fitore Jose, 6 barazime Aktgjykim: Kokë më kokë, Guardiola ka rekorde më të mira, por dy trajnerët në fjalë, me ekipet e tyre të reja, nuk kanë luajtur asnjë ndeshje në tre vjet. Të shtunën, në derbin e Manchesterit, çdo gjë mund të ndodhë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat