Alaves çfarë fitore, 2-1 me Barçën në “Camp Nou”

Futboll

Alaves çfarë fitore, 2-1 me Barçën në “Camp Nou”

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 23:29
Alaves 2-1 Barcelona

Blof i Barcelonës në Camp Nou. Kmapionët në fuqi të Primera Division u mposhtën 1-2 në shtëpinë e tyre nga modestët e Alaves. Mendjemadhësia e stafit teknik që la në stol thuasje të gjithë ekipin e parë u kushtoi rëndë katalanasve, që zhvilluan një ndeshje shumë të dobët. Enrique hodhi në fushë Neymar që nga minuta e parë, me Alcacer dhe Turan që plotësonin treshën e sulmit. Në mbrojtje trajneri asturian preferoi Vidal e Digne nga krahët, ndërsa në qendër dyshën Macherano – Mathieë. Qëndrimi për një kohë të gjatë larg Barcelonës u reflektua qartë në lojën e Neymar, i cili nuk ishte aspak efikas në fazën sulmuese, aq sa rastet më të pastra i krijoi Aleix Vidal.

Atëherë kur pritej goli i Barcës, Alaves befasoi me Deyverson, që i dha avantazhin skuadrës së ardhur nga Secunda Division.

Barcelona e nisi me gol pjesën e dytë, pikërisht nëpërmjet një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Neymar dhe të devijuar drejt portës nga Jeremy Mathiew.

Goli i dytë i Barcelonës mendohej se do të vinte për cështje minutash, por katalanasit shpërdoruan shumë para portës. 49, 50, 52.

Brenda pak minutash Eneique bëri dy ndërrime duke hedhur në fushë Mesin për Suarez e më pas Iniestën për Arda Turan. Pikërisht në të 64- një shpërqendrim i mbrojtësve të Barcelonës i dha mundësitë Ibai Gomezit të befasonte Camp Noun.

Edhe pse kishte thuajse gjysmë ore lojë për të kthyer rezultatin blaugranat ishin të paqartë në fazën sulmuese aq sa deri në fund nuk u shënua asnjë rast i pastër në portën e Alaves. Përfundimisht 1-2 në Camp Nou, me Barcelonën që shënon blofin e parë në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat