Një sukses i përgjysmuar i skuadrave shqiptare në Kampionatin e Maqedonisë. Renova nga Xhepçishti i Tetovës shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Pelisterit nga Manastiri. Kreatorë të fitores janë Argjend Gafuri e Remzi Selmani, që shënuan në minutën e 59-të përkatësisht 66-të. Shkëndija ishte shumë afër trepikëshit nga Shtipi, por u befasua në fund, duke luajtur baras 1:1 ne Bregallnicën. Në minutën e 7-të, Todorovski shënoi për Shkëndijën dhe Velinov (77’) për vendasit.
Shkupi pësoi humbje si mysafir me rezultat 2:1 nga Pobeda e Prilepit. Muharrem Bajrami shënoi një për Shkupin dhe një për mysafirët. Në minutën e 23-të, Bajrami shënoi autogol dhe Cvetanovski (37’) për fitoren e Pobedës dhe Bajrami ngushtoi humbjen (90’). Renova ngjitet në vend të katërt me 8 pikë, Shkëndija është e gjashta me 7 sosh dhe Shkupi në pozitën e tetë me vetëm dy pikë nga pesë takimet e deritashme.