Rashica provokohet nga bukuroshja - gazetarja

Futboll

Rashica provokohet nga bukuroshja - gazetarja

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 15:15

Moderatorja dhe gazetarja e “SuperSport”, Ilda Bejleri, ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Sapo i thash PO KOSOVËS”, ka shkruar moderatorja, ndërkohë që ka postuar një foto nën logon e “Super Sport Kosovës”.

Një ndër komentuesit ka qenë pikërisht Milot Rashica. Mesfushori i Viteses, i cili la Kombëtaren shqiptare për atë të Kosovës, pak ka ngacmuar gazetaren dhe në të njëjtën kohë ka ironizuar atë pjesë të opinionit sportiv në Shqipëri që e cilësoi si tradhti largimin nga Shqipëria, raporton Albeu. 

“Tradhtare”, ka shkruar mesfushori në koment për foton dhe diçiturën e hedhur nga Ilda Bejleri. Nuk ka vonuar përgjigjja e kësaj të fundit: “Hahaha ky fat na ra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat