Hasi dhe Mehmedi, para supersfidave në Champions

Futboll

Hasi dhe Mehmedi, para supersfidave në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2016 Në ora: 11:34
Besnik Hasi

Kryetrajneri i Legia-s, Besnik Hasi, ka një nga takimet me të vështira me ekipin e tij. Legia-n ndeshet me Dortmundin, në ndeshjen e parë të grupit F të Champions League në futboll. Legia luan para shikuesve të vet, por do të ketë tepër vështirë ndaj një Dortmundi që ka ekipin shumë më të mirë. Qëllimi i skuadrës polake është të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë e vështirë. Sulmuesi Admir Mehmedi me Bayer Leverkusenin sonte janë favoritë ndaj skuadrës ruse, CSKA. Ndërkaq, sulmuesi Mehmedi me Bayerin besojnë e shpresojnë në përparësinë e terrenit, por edhe në kualitetin që kanë në ekip.

Grupi E

Tottenham-Monaco    20.45

Bayer-CSKA (M)    20.45            

Grupi F

Legia-Dortmund   20.45            

Real Madrid-Sporting  20.45            

Grupi G

C. Brugge-Leicester     20.45            

Porto-Copenhagen      20.45            

Grupi H

Juventus-Sevilla   20.45            

Lyon-Dinamo (Z)  20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat