Ja kur luhet ndeshja Serbi-Shqipëri!

Futboll

Ja kur luhet ndeshja Serbi-Shqipëri!

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 12:32
Orari i ndeshjeve

Kombëtarja e Shqipërisë U - 19 te femrat në futboll, do të nisë eleminatoret e kampionatit europian të 2017 që do të zhvillohet në Irlandën e Veriut. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Nevil Dede do të kenë në grupin e 4 eleminator kundërshtare Skoci, Serbinë dhe Qipron. Ish futbollisti i kombëtares Shqiptare shprehet otpimist për këto eleminatore që do të luhen në harkun e 5 ditëve në Shqipëri. Nga viti në vit po përmirësohemi dhe futbolli i femrave ka patur prurje. Ky progres do të shihet edhe këtë vit. Për objektiva mund të them që shpresojmë të lëmë Qipron poshtë në renditje. Megjithatë ne duhet të dijmë limitet tona pasi skuadrat që kemi përballë kanë shumë vite që luajnë futbollin e femrave.

Futbolli i femrave ka një specifikë të vecantë dhe për momentin objektivi është që të rritet numri i pjesëmarësve. Megjithatë për trajnerin Nevil Dede një pikënisje ekziston në këtë vit të suksesshëm për kuqezinjtë, me kapitenen Uendi Muja që ndjen madje përgjegjësi akoma më të mëdha.

“Arritja e kombëtares në Europian është dicka e prekshme dhe shtyn të gjithë të zgjedhin futbollin. Kemi prurje dhe kjo është e rëndësishme. Po organizohen skuadra si Vllaznia, Apolonia, Teuta dhe Skënderbeu pa harruar ato që kanë qënë më përpara. Kombëtarja është ndryshe. Pastaj rezutlatet e djemve na kanë shtuar përgjegjësinë  por gjithashtu është edhe emocion më i madh.” Uendi Muja, tregon se cila ishte arsyeja që e shtyu për të zgjedhur futbollin.

“Shihja djemtë që luanin në lagje dhe kisha dëshirë të përballesha me ta. Prindërit e mi janë marë me sport kështu që edhe unë zgjodha futbollin dhe besoj se kam bërë mirë.”

Nga vajzat e 19 -vjeçareve janë larguar disa futbolliste që kanë preferuar të vijojnë me përfaqësuesen e Kosovës. Anxhela Aliu shpreh besimin se ky grup mund të arrijë rezutlate të mira. “Është një grup i mirë dhe shpresojmë të bëjmë dicka për të ardhmen dhe të arrijmë shumë. Ato që u larguan ishin lojtare të mira por këtu ka lojtare të talentuara. Megjithatë ka nevojë për punë edhe pse diferenca është fare e vogël.”

Ashtu si të gjithë edhe këto vajza kanë idhujt e tyre, si në kombëtaren shqiptare ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat