Messi thyen rekordin e Di Stefanos

Futboll

Messi thyen rekordin e Di Stefanos

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 20:02
Lionel Messi

Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mirë argjentinas i të gjitha kohëve.

Messi vazhdon të thyejë rekorde. Pas tre golave të realizuar ndaj Celticut të martën, ku Barcelona fitoi me rezultat 7:0, argjentinasi theu edhe një rekord.

29-vjeçari arriti në kuotën e 515 golave në ndeshje zyrtare, të cilat i ka shënuar me fanellat e Barçës dhe atë të Argjentinës.

Kësisoj, Messi kaloi legjendën e Realit dhe Argjentinës, Alferdo Di Stefanon i cili me 514 gola mbi supet e tij, deri më tani ishte golashënuesi më i mirë në histori të Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat