Seria A, Fiorentina “ngrin” Romën

Futboll

Seria A, Fiorentina “ngrin” Romën

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 23:01
Milan Badelj

Milan Badelj ishte heroi i Fiorentinës në fitoren 1-0 të skuadrës vjollcë ndaj Romës në “Artemio Franchi”. Një goditje pa shumë pretendime rrafsh me tokën e futbollistit kroat pasi preku shtyllën përfundoi në rrjetë atëherë kur të gjithë mendonin se skuadrat do të ndanin nga një pikë në këtë sfidë.

Në fakt ky episod ngjalli diskutime për pozicionin e Kalinic, i cili hapi këmbët për të mos ia ndryshuar drejtimin topit.

Për kryesorin ishte gjithcka e rregullt, ndonëse futbollistët e Romës pretenduan për pozicion jashtë loje.

Në fakt vetëm një minuta para këtij episodi Raxha Naingolin ishte i pafat teksa goditija e tij u ndal nga shtylla.

Një humje e hidhur kjo për verdhekuqtë që nuk përfituan nga disfata e Juventusit për të marrë vendin e dytë në Serinë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat