Berisha asistoi në fitoren e Greuther Furth-it

Futboll

Berisha asistoi në fitoren e Greuther Furth-it

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2016 Në ora: 19:38
Veton Berisha i gëzohet golit

Futbollisti shqiptar, Veton Berisha, asistoi në fitoren e Greuther Furth-it, si mysafir me rezultat 2:1 në ballafaqim me Nurnberg-un. Berisha u paraqit standard, duke dhënë maksimumin me bashkëlojtarë dhe importuan tri pikë të mëdha. Në minutën e 40-të,  Darsun shënoi dhe Steininger në atë të 55-të. Berisha asistoi në golin e dytë dhe ishte ndër më luftarakët në fushë. Për vendasit realizoi Burgstaller në minutën e 90+3. Ndërkaq, Ilir Azemi u aktivizua në çastet e fundit por shijoi fitoren e madhe të skuadrës së tij e cila tani për tani renditet në vend të pestë me 10 pikë pas gjashtë jave në Bundesliga II.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat