Xhaka me Baselin vargojnë fitoret

Futboll

Xhaka me Baselin vargojnë fitoret

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2016 Në ora: 15:11
Xhaka me Baselin nuk ndalen

Baseli regjistroi fitoren e 9-të rresht në elitën e futbollit zviceran. Kampioni në fuqi pa problem e mposhti me rezultat 3:1 St. Gallenin vendas, në takimin e javës së 9-të.  Për vendasit shënoi: Aratore (14’) dhe për mysafirët: Delgado (25’), Gelmi (75’-autogol) dhe Doumbia (90’-nga penalltia). Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, u paraqit standard, kurse Albian Ajeti nga minuta e 62-të për St. Gallenin, por të pafuqishëm që të befasojnë kampionin. Taulant Xhaka luajti titullar dhe dha maksimumin në fitoren në udhëtim.  Baseli kryeson klasifikimin me 27 pikë, kurse St. Gallen është i teti me velëm 9 sosh. Luzern befasohet në konak të vetin, duke humb me 3:1 nga Lausanne-Sport. Hekuran Kryeziu luajti titullar së bashku me Jahmir Hakën, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 69-të, por zhgënjyen me humbje shikuesit e tyre. Lausanne-Sport ngjitet në vend të dytë me 14 pikë, ka një me tepër se Luzern në pozitën e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat