Xhemaili me Bologna-n befasuan Interin

Futboll

Xhemaili me Bologna-n befasuan Interin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2016 Në ora: 17:25
Blerim Xhemaili

Skuadra e Interit befasoi për të keq si vendas, duke barazuar me rezultat 1:1 me Bologna-n. Mesfushori Blerim Xhemaili me Bologna-n u kthyen me një pikë të madhe nga Milano. Në minutën e 14-të, Destro shënoi për epërsinë e Bologhna-s, por tetë minuta pa përfunduar pjesa e parë Perishiç barazoi rezultatin 1:1. Xhemaili u paraqit standard, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të. Bologna tani renditet në vend të shtatë me 10 pikë, një më pak se Interi që klasifikohet i treti pas 6 jave në Serie A. Bologna merr zemër pasi Inter është hedhur i gjithi në sulm, dhe me një kundërsulm Xhemaili gati sa nuk kalon në avantazh miqtë por Handanoviç tregohet i vëmendshëm. në minutat e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat