Montella: Na mungoi guximi dhe besimi ndaj Fiorentinës

Futboll

Montella: Na mungoi guximi dhe besimi ndaj Fiorentinës

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 23:49
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella ka folur pas barazimit pa gola në udhëtim te Fiorentinas.

Sipas trajnerit të Milanit paraqitja e futbollistëve të tij nuk ishte më e mira pasi në raste iu mungonte guximi dhe besimi, por edhe iniciativa, të cilët e merrnin kohë pas kohe, duke sulmuar në pjesën e Fiorentinës.

“Na mungonte pak guxim, iniciativë dhe besim”, deklaroi Montella për Sport Mediaset.

“Unë pashë një lojë, ku në gjysmën e parë Fiorentina ishin pak më superior. Në pjesën e dytë ne bëmë më mirë, por nuk bëmë më shumë se tre ose katër raste të krijuara”.

“Fiorentina kishte më shumë topin, por që ishte deri në një masë, sepse ne vendosëm t’i lejojmë ata. Kur ne u përpoqëm për të marrë iniciativën e sotme, ne krijuam shanse dhe luanin në pjesën e tyre të fushës, kështu që ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë për këtë”, përfundoi trajneri i Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat