Shkupi zhgënjeu ndaj Sileksit

Futboll

Shkupi zhgënjeu ndaj Sileksit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:25
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Shkupit ishte shumë afër fitores, por shtatë minutat e fundit e tradhtuan dhe u desh të kënaqej me vetëm një pikë në stadiumin Çair të Shkupit, ku barazuan me rezultat 1:1 me Sileksin e Kratovës. Skuadra shqiptare e para kaloi në epërsi, por jo edhe të ruajnë deri në fund, pasi që fati sportiv ia ktheu shpinën kur më së paku pritej. Në minutën e 38-të, Florent Osmani shënoi për Shkupin, por fitoren ia mohoi Gucev në minutën e 83-të. Shkupi deri më tash ka një fitore, tri barazime e tri humbje, duke u renditur në vend të tetë me 6 pikë, kurse Sileksi në pozitën e gjashtë me 10 pikë. Shkupi ka një ndeshje me pak të zhvilluar me skuadrën e Shkëndijes. Ky barazim i shkupjanëve pa dyshim se ishte edhe si zhgënjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat