Prishtina nuk ndalet, Ferizaj i pafat

Futboll

Prishtina nuk ndalet, Ferizaj i pafat

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:52
FC Prishtina

Futbollisti me përvojë, Debatik Curri, është kreator i fitores së Prishtinës. Ai nga rreth 23 metra shënoi për fitoren 1:0 të Prishtinës ndaj Ferizajt, në takimin që u luajt në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot. Ferizaj tregoi mbrojtje të ‘çeliktë’, por pësuan në dhjetë minutat e fundit kur u mposhtë portieri Leutrim  Rexhepi.  Ishte minuta e 80-ta fatale për ferizajasit dhe fatlume për Prishtinën e cila merr kryesimin me 19 pikë, duke e lënë pas vetes Trepçën ’89 që ka 18 sosh. Prishtina ishte më e mirë e cila për gjatë 90 minutave bëri trysni në drejtim të portës së ferizajasve.  Në minutën e 64-të, Ahmed Januzi dështoi nga penalltia, duke qenë i pafat për faktin se topi u ndalë në shtyllë. Prishtina pati edhe disa raste të mira shënimit, ku duhet veçuar minutën e 31-të, Basid Khalid i cili qëlloi tërthorësen. Prishtina nga shtatë takime ka gjashtë fitore e një barazim dhe nuk njeh humbje, duke vazhduar kryesimin në elitë, kurse Ferizaj renditet në vend të 10-të me vetëm 3 pikë të tubuara. Për Ferizajn është humbja e gjashtë rresht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat