Derbi lokal më shumë pak futbollistë gjilanas në fushë

Futboll

Derbi lokal më shumë pak futbollistë gjilanas në fushë

Nga: Mr. Sc. Arben Zeqiri Më: 29 shtator 2016 Në ora: 19:04
Arben Zeqiri

Debate

Pasuria me e madhe e futbollit të Kosovës pa kurrfarë hezitimi dhe me shumë përgjegjësi e them se është derbi lokal Drita-Gjilani, që në të kaluarën zakonisht ka dhuruar spektakël në fushën e lojës por sidomos në tribuna nga dy supergrupet e tifozerisë ‘Skifterat’ dhe ‘Intelektualët’.  Ethet e derbit lokal nder me te zjarrtit në Europë tashmë kanë kapluar të gjithë qytetarët gjilanas, me konkretisht adhuruesit e futbollit e veçmas dy grupet e tifozerisë që zakonisht me animet e tyre për ekipet respektive e madhështojnë dhe e bëjnë unik, të zjarrtë dhe me shumë emocione,  derbin lokal Gjilani-Drita. Derbi do të jetë reklama më e mirë e futbollit tonë në arenën ndërkombëtare që sapo jemi pranuar. Bie në sy numri shumë i vogël i futbollistëve vendorë në këtë derbi ngase dyja ekipet janë orientuar në strategjinë e sjelljes së lojtarëve nga jashtë, me çka mendoj që është gabim i madh ngase në derbi futbollistët lokal shumë më më përgjegjësi si dhe fanatizëm e dëshirë për sukses dhe vetëafirmim do ti qaseshin lojës. Kur shikojmë tabelën Gjilani mund të them që është favorit i lehtë por pikërisht shpesh në të kaluarën kjo ka dhënë rezultat krejt tjetër, ngase në të tilla raste nuk vendos përparësia në pikë por përcaktues janë faktorë të tjerë: Vetëmotivimi, dëshira për sukses dhe për të dëshmuar vlerat individuale secili futbollist, mandej kur kemi parasysh historikun e përballjeve reciproke mund të themi që vërtet do të na pret një përballje e paparashikueshme deri në fund të epilogut të saj. Gjilani ka në bankë trajnerin e dëshmuar Arbnor Morinën i cili ka ditur në të kaluarën të fitoj derbit, dhe po ashtu  ka futbollistë të verifikuar por do ta veçoja përvojën dhe klasin e Azem Ahmetit i cili në çdo moment mund ta vendosë ndeshjen nëse i jepet mundësia, derisa Drita ka një trajner të huaj që nuk po e njohim ende dhe i cili me disa deklarata për opinionin rreth derbit sikur ka paralajmëruar se po frikohet nga Gjilani, derisa nga futbollistët e Dritës di ta veçoja përvojën e kapitenit Artan Latifi dhe supertalentin Bergin Maliqi nga i cili pres padyshim që do të jetë ndër protagonistët e kësaj superperballjeje. Shpresoj që të premten festa e futbollit mbarëshqiptar e edhe me gjerë të arsyetoj epitetin e saj. Në të kaluarën kam qenë me vite pjesë e këtij derbi dhe që në shumicën e rasteve jam zgjedh lojtar i ndeshjes.

(Autori është Mr. Sc. i Ed.Fizik dhe Sportit, tani trajner futbolli dhe ish futbollist ndër më të mirët në futbollin e Kosovës)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat