“Donnarumma do të vishet bardhezi”

Futboll

“Donnarumma do të vishet bardhezi”

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 22:56
Donnarumma

Gianluiggi Donnaruma do të jetë gardiani i portës së Juventusit. Kapiteni aktual i badhezinjve Gianluiggi Buffon ndodhet në fund të karrierës së tij si portier i kampionëve të Italisë dhe nisur nga kjo drejtuesit e klubit  të Juventusit, kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e tij. Zyrtarisht nga ana e tyre nuk është folur kurrë për zëvendësuesin e 38-vjecarit, madje nuk është folur as për emra konkret por, ai që hedh drite mbi  personin që mund të pasojë kapitenin është Stefano Tacconi, ish-portier i “Zonjës së Vjetër”. Në një intervistë të dhënë ai shprehet i sigurt se Gianluiggi Donnaruma do të transferohet tek Juventusi. Madje, ai shton se këtë fakt e ka shprehur gjithmone dhe është i bindur se marrëveshja do të realizohet. Tacconi shton se momentilisht bardhezinjtë, janë i vetmi klub që është në kërkim të një portieri dhe 17-vjecari ka treguar se është një emër i cili ofron garanci për shumë vitë, pavarësisht moshës së tij te rë, gjatë këtyre dy viteve me fanellën e Milanit ai ka treguar se është një talent i cili ofron garanci. Sigurisht që tifozët kuqezinj shpresojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë kurrë por, me një Juventus që po tregon se në merkato paratë nuk janë problem gjithcka është e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat