Kjo është lista e Spanjës ndaj Shqipërisë

Futboll

Kjo është lista e Spanjës ndaj Shqipërisë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 12:59
Lista e Spanjës

Përzgjedhësi i Spanjës, Julen Lopetegui ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për angazhimin e dyfishtë ndërkombëtar të muajit tetor, që korrespondon me kualifikueset e Kupës së Botës, “Rusia 2018”. “La Furia Roja” do të takohen të enjten, më 6 tetor, në Itali, ndërsa do të udhëtojnë në tokën përtej alpeve, për të qenë vizitorë të Shqipërisë, të dielën e 9 tetorit. Krahasuar me listën e mëparshme. Përzgjedhësi ka prezantuar gjashtë ndryshime. Kështu, bie nga lista portieri Adrian, i cili zëvendësohet nga Sergio Riko i Sevilla. Po ashtu, Azpilicueta, Bartra, Marco Asensio, Paco Alcácer dhe Juan Mata janë “sakrifikuar” për Nacho, Saul Níguez, Iniesta, Isco dhe Alley. Kjo është skuadra spanjolle: portierë: De Gea (Man.United), Reina (Napoli), Sergio Rico (Sevilla); mbrojtës: Nacho (Real Madrid), Alba (Barcelona), Carvajal (Real Madrid), Ramos (Real Madrid), Pique (Barcelona); mesfushorë: Javi Martinez (Bayern Munih), Koke (Atletico Madrid.), Sergi Roberto (Barcelona), Saul (Atletico Madrid), Busquets (Barcelona), Silva (Man.City), Lucas Vazquez (Real Madrid), Iniesta (Barcelona) Thiago (Bayern Munih), Isco Real Madrid); sulmues: Alley (Napoli), Vitolo (Sevilla), Morata (Real Madrid), Diego Costa (Chelsea), Nolito (Man.City).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat