Celta Vigo i jep leksion Barcelonës

Futboll

Celta Vigo i jep leksion Barcelonës

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 22:51
Foto nga vendi ngjarjes

Barcelona është befasuar nga Celta Vigo, pasi ka humbur me rezultat 4-3.

Pjesa e parë foli e gjithë në të mirë të vendasve që shënuan plot tri herë duke shkuar në pushimin në mes të dy pjesëve me tre gola epërsi.

Goli i parë i Celta Vigos erdhi nga sulmuesi danez, Pione Sisto, i cili shënoi në minutën e 22-të të takimit, gol ky që erdhi pas një gabimi të bërë fillimisht nga portieri Ter Stegen dhe më pas reagimit të dobët të mbrojtjes.

Celta Vigo shënoi edhe dy gola të shpejt ndaj Barcelonës duke e trefishuar epërsinë, ku fillimisht ishte sulmuesi Iago Aspas, i cili shënoi në minutën e 31-të pas një kundërsulmi.

Ndërsa, goli i tretë i Celtas erdhi vetëm dy minuta më vonë, kur në minutën e 33-të pas një topi në zonë, mbrojtësi Jeremy Mathieu shënoi në golin e tij.

Në pjesën e dytë Barcelona ndryshoi pas inkuadrimit në lojë të Andres Iniestas, i cili arriti të jap një top të mirë për Gerard Piquen, që shënoi me kokë në minutën e 58-të për të ngushtuar epërsinë.

Barcelona gjeti edhe golin e dytë me anë të sulmuesit brazilian, Neymar, që shënoi në minutën e 63-të nga pika e bardhë.

Megjithatë, këto dy gola nuk i hynë në punë gjigantit katalunas që pranoi edhe golin e katërt në këtë ndeshje nga Pablo Pedro Hernandez, i cili shënoi në minutën e 77-të.

Katalunasit arritën të shënojnë edhe një gol me Gerad Piquen në minutën e 87-të dhe ky ishte i fundit i takimit.

Pas kësaj humbje, Barcelona e sheh vetën në vendin e katërt me 13 pikë, teksa javën tjetër e pret Deportivo La Corunan, ndërsa Celta pas kësaj fitore renditet e 10-ta me 10 pikë dhe në javën tjetër takohet me Villarrealin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat