Juventusi projekton blerjen e madhe

Futboll

Juventusi projekton blerjen e madhe

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 12:13
Juventus

Drejtori sportiv i Juventus, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se mesfushori belg Axel Witsel gjatë janarit mund të transferohet te Juventusi.

“Ne jemi duke monitoruar disa lojtarë. Por, Witsel është në një pozicion më të lehtë sepse do t’i skadojë kontrata. Do të tentojmë ta marrim në janar ose qershor”, ka thënë Marotta.

Edhe gjatë merkatos që shkoi Witsel ishte shumë pranë nënshkrimit por marrëveshja dështoi ditën e fundit për arsye të cilat ende nuk dihen.

Ndoshta ky transferim është lënë për një moment të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat