Ky është premtimi i Rashicës për ndeshjen me Kroacinë

Futboll

Ky është premtimi i Rashicës për ndeshjen me Kroacinë

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 21:13
Milot Rashica

Milot Rashica ka folur para sfidës kualifikuese ndaj Kroacisë.

Mesfushori me tipare sulmuese i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se pret një ndeshje të fortë, pasi kombëtarja e Kroacisë ka shumë kualitet.

Megjithatë, sipas Rashicës, ai dhe bashkëlojtarët e Përfaqësueses do të japin më të mirën për të marrë rezultat pozitiv.

“Te gjithë e dimë se çfarë kualiteti ka Kroacia, por ne do të japim më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv”, ka thënë Rashica pas stërvitjeve të sotme.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me 6 tetor me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat