Dybala: Nuk shkoj te Barca, do të rinovoj me Juven

Futboll

Dybala: Nuk shkoj te Barca, do të rinovoj me Juven

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 07:34
Paulo Dybala

Paulo Dybala ka konfirmuar se është afër rinovimit të kontratës me Juventusin duke hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një kalim te Barcelona.

Argjentinasi, i cili ndodhet në detyrë me kombëtaren, në një intervistë për Tyc Sports ka treguar rreth të ardhmes së tij.

“Duke qenë zgjedhja e parë te Juve, jam ngritur si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Kjo është vendimtare dhe prandaj jam në ekipin e Argjentinës”.

“Loja me Lionel Messin është një realizim ëndrre, njësoj si të luash me Gigi Buffonin – portieri më i mirë në historinë e futbollit”, ka deklaruar sulmuesi.

Dybala është pyetur edhe për spekulimet që e lidhin me një kalim te Barcelona.

“Ajo që thonë gazetat rreth Barcelonës janë të pakuptimta. Tregu është i mbyllur dhe unë jam afër rinovimit të kontratës me Juventusin”, ka thënë lojtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat